BLENDI FEVZIU NË BAHAMAS/ Moderatori poston foton e ëmbël me të bijën (FOTO) – AlpeGossip
BLENDI FEVZIU NË BAHAMAS/ Moderatori poston foton e ëmbël me të bijën (FOTO)

BLENDI FEVZIU NË BAHAMAS/ Moderatori poston foton e ëmbël me të bijën (FOTO)

Prej disa ditësh Blendi Fevziu ndodhet me pushime në Bahamas, nga ku ka postuar plot foto e video nga pamjet e mrekullueshme që të ofron natyra e plazhet atje.

Foto e fundit e postuar nga moderatori është e adhurueshme pasi në të shfaqet edhe Alis, vajza e vogël e Blendit e cila  e shoqëron në këtë udhëtim.

Alis shfaqet duke parë një iguana për të cilat Blendi tregon se Bahamas ndryshe quhet “Ishulli i Iguanave”.

Në një tjetër foto moderatori tregon se ka kapur një peshk gjigant teksa Alis e sheh me kureshtje.

Kujtojmë që Blendi ka një marrëdhënie shumë të bukur me dy vajzat e tij të cilat i merr shpesh në udhëtime, siç ishte edhe udhëtimi në Maçu Piçu vend të cilin moderatori e vizitoi me vajzën e madhe, Mishel e disa të rinj.