“PSE NUK JEP INTERVISTA SI SHOQET E TUA?”/ Moderatorja shqiptare jep përgjigjen epike dhe zbulon një sekret – AlpeGossip
“PSE NUK JEP INTERVISTA SI SHOQET E TUA?”/ Moderatorja shqiptare jep përgjigjen epike dhe zbulon një sekret

“PSE NUK JEP INTERVISTA SI SHOQET E TUA?”/ Moderatorja shqiptare jep përgjigjen epike dhe zbulon një sekret

Fjoralba Ponari është një ndër vajzat më kinge të ekranit shqiptar. Së fundmi, bukuroshen e kemi parë të angazhuar në spektaklin ‘E diell’. Mirëpo, ajo është edhe shumë aktive në rrjetet sociale, ku herë pas here i jep mundësinë ndjekësve të saj t’i bëjnë pyetjet që dëshirojnë. Pak orë më parë, njëri prej ndjekësve e ka pyetur se pse nuk jep intervista, duke theksuar se shoqet e saj shfaqen 3-4 intervista në javë. Fjoralba nuk ka nguruar t’i përgjigjet, duke lënë të kuptohet edhe faktin që moderatorja shumë shpejt do të shfaqet në një projekt të ri. ‘Intervistat për mua janë të arsyeshme vetëm kur bëhet fjalë për të prezantuar një projekt të ri! Kështu që, me ç’më është thënë do më duhet të jap një intervistë së shpejti’, shkruan Ponari.

Kujtojmë që ajo më herët ka qenë pjesëmarrëse në “The voice of Albania’’ dhe nuk dihet nëse ky projekt do të ketë lidhje me muzikën apo televizion. Gjithçka mbetet për t’u parë./revistawho.com