“KAM PËRMBLEDHUR GJITHË…”/ Ja çfarë përmban libri i parë i Ermalit – AlpeGossip
“KAM PËRMBLEDHUR GJITHË…”/ Ja çfarë përmban libri i parë i Ermalit

“KAM PËRMBLEDHUR GJITHË…”/ Ja çfarë përmban libri i parë i Ermalit

Ermal Mamaqi prezantoi sot librin e tij të parë me titull “Në garë me veten”. Pas eksperiencës së tij të gjatë me trajnimet mbi suksesin, Ermali këtë herë vjen me një libër motivues që do të nxisë lexuesit të bëhen versioni më i mirë i vetes duke mësuar hapat sesi të arrijnë suksesin dhe qëllimet. Promovimi i librit është në datën 8 nëntor, por mund të porositet që tani duke klikuar në këtë link. Ndërkohë përmes një postimi në rrjete sociale, Ermali ka treguar së në libër ka përmbledhur të gjithë eksperiencën e tij, përvojën në jetë, biznes dhe marrëdhënie, çdo sfidë, mendim e mësim që ka marrë gjatë dhjetra viteve. Ermali shprehet i lumtur që tani çdokush ka mundësinë të ketë në dorë këtë libër për të mësuar si të nxjerrë në pah potencialin e vërtetë dhe versionin më të mirë të vetes.

Postimi i Ermalit: I lumtur t’ju prezantoj me një ndër projektet më të dashura për mua: Librin tim të parë

NË GARË ME VETEN

Një krijim i veçantë, ku kam përmbledhur të gjithë eksperiencën time, përvojën në jetë, biznes dhe marrëdhënie…
Kam përshkruar çdo sfidë, mendim, mësim që kam marrë përgjatë sfidave dhe mundësive të jetës.

Ishte një qëllim i vendosur kohë më parë, të cilin tani e shoh të realizuar dhe për këtë ndihem i lumtur.

Shpesh ndodh që jeta, sfidat dhe besimet e vjetra të na marrin përpara, duke mos na lejuar t’u përkushtohemi gjërave që nxjerrin në pah potencialin tonë të vërtetë, veten tonë më të lartë.

E di se si për shumë të tjerë, kjo mund të jetë edhe sfida jote…

Prandaj jam i lumtur të di se ti tani ke mundësinë të kesh në dorë këtë libër, ku do gjesh veten, do të marrësh zgjidhje, ide, mësime apo ndoshta thjesht pak mirëkuptim.

Miqtë e mi, nëse do t’ju jepja një këshillë për këtë libër do të ishte kjo:
Mos e lexoni. STUDIOJENI.

Gjithë çka unë di e kam shprehur në këto faqe: dhjetra vite, momente dhe situata nga të cilat kam marrë mësimet e duhura që më kanë sjellë pikërisht këtu, tani.

Unë e di se secili nga ne ka brenda vetes më shumë se sa shfaq.
Dhe tani është koha më e mirë që ta shpalosësh veten drejt një realiteti të ri, drejt një jete të re…

Ky libër mund të të ndihmojë të bëhesh ai që duhet të jesh, VERSIONI YT MË I MIRË.

Ju përqafoj dhe ju falenderoj që jeni me mua,
Ermali”