Fero dhe Arbenita vazhdojnë të jenë në qendër të vëmendjes me veprimet e tyre që shkaktojnë gjithnjë lajm dhe thashetheme. Pas largimit nga ‘On Records’, Fero duket se ka vendosur të nisë një jetë të re si artist i pavarur në karrierë, por edhe si beqar në jetën reale.
Reperi së fundmi e ka hequr partneren e tij, Arbenita nga Instagrami dhe kaq është dashur të nisin thashethemet se dyshja janë ndarë.
Mirëpo bukuroshja brune e ka bërë Feron të pendohet keq sot.
Arbenita ka postuar një foto nga pishinat ku shfaqet më e bukur se kurrë, madje pa makeup, me trupin e lyer me vaj plazhi.
Na mbetet të presim reagimin e Feros.