PRONARI ISHTE I KORRUPTUAR/ Autoritetet konfiskojnë dhe shesin gradaçelën e famshme – AlpeGossip
PRONARI ISHTE I KORRUPTUAR/ Autoritetet konfiskojnë dhe shesin gradaçelën e famshme

PRONARI ISHTE I KORRUPTUAR/ Autoritetet konfiskojnë dhe shesin gradaçelën e famshme

Me kurorën e saj të ekzagjeruar dhe nivelet e sipërme në forma të çuditshme, Pangu Plaza me 39 kate hedh një hije të pazakontë mbi Pekin.

Dhe tani, gradaçela e frymëzuar nga dragoi ka një histori pronësie të çuditshme: Ajo u shit të martën në internet për një vlerë prej 734 milionë dollarësh pasi u konfiskua nga një miliarder i arratisur.

E vendosur shumë pranë stadiumit ikonik të Pekinit, kulla 629 metra e gjatë u përfundua në vitin 2008.

Por në vitin 2016, autoritetet kapën probleme lidhur me pronësinë e rrokaqiellit dhe një gjykatë e Pekinit e vendosi ndërtesën në ankand në një faqe në internet të drejtuar nga gjiganti i tregtisë, Alibaba.

Biznesmeni që ka në pronësi ndërtesën është marrë me korrupsion dhe ka jetuar në SH.B.A. që nga viti 2014, e madje kërkohet nga autoritetet kineze me një seri akuzash, përfshirë mashtrim dhe ryshfet.

Shumë prej pasurive të tij në Kinë janë ngrirë ose rivlerësuar nga qeveria.

Blerësi i saj në internet është identifikuar si firma e pasurive të paluajtshme në Pekin, Yucheng Zhiye, sipas një deklarate të lëshuar nga kompania mëmë e saj, BBMG Corporation.