MË NË FUND E PRANUAN/ Bora Zemani dhe Donald Veshaj e thanë trroç që janë të lidhur – AlpeGossip
MË NË FUND E PRANUAN/ Bora Zemani dhe Donald Veshaj e thanë trroç që janë të lidhur

MË NË FUND E PRANUAN/ Bora Zemani dhe Donald Veshaj e thanë trroç që janë të lidhur

U bë kohë që moderatorja Bora Zemani dhe artisti Donald Veshaj janë kthyer një ndër dyshet më të komentuara nëper media. Kjo për shkak se përflitet se mes tyre ekziston një romancë. Si Bora ashtu dhe Donaldi, deri më sot kanë qëndruar të heshtur dhe nuk kanë dhënë asnjë reagim ndaj supozimeve për një lidhje të mundshme.

Ditën e sotme dyshja ka lënë të kuptohet se po aludimet janë të vërteta dhe ato janë në një lidhje.

Donaldi ka postuar një video në Instastoryn e tij, në të cilën duket Bora Zemani e cila thotë “Ta them unë apo do e thuash ti?” . Vijues është zëri i artistit që i thotë “Thuaja të gjithëve, le të dali nga goja jote.” Mirëpo Bora shfaqet e kapluar nga emocionet dhe si përfundim nuk mundet të thotë asgjë.

Të njëjtën video e ka ndarë dhe moderatorja në storyn e saj me mbishkrimin “Se them dot”.

Ndonëse dyshja e la përgjysmë lajmin që kishin për të thënë, videoja ka arritur të shtojë akoma më shumë dyshimet dhe merret si një shenjë.