“UNË TA MARR BURRIN”/ Si u bë menaxheri shqiptar shkaku i sherrit mes Taynës dhe Artës (FOTO) – AlpeGossip
“UNË TA MARR BURRIN”/ Si u bë menaxheri shqiptar shkaku i sherrit mes Taynës dhe Artës (FOTO)

“UNË TA MARR BURRIN”/ Si u bë menaxheri shqiptar shkaku i sherrit mes Taynës dhe Artës (FOTO)

Konkurrenca mes këngëtareve është e madhe e kjo sjell që shpeshherë ato të kapen me fjalë apo me tekste këngësh. Së fundmi një vëmendje të madhe mori statusi i Taynës ku shkruante se këtej e tutje do përdori nofkën Njerka. “Mami e bonen bajat krejt tu e perdor, prej ketij momenti thirrem Njerke sepse une mund te ta marr karrieren dhe burrin gjithashtu”, shkruante Tayna.

Pas këtij statusi reagoi Arta Memedi, një tjetër këngëtare e njohur e cila shkruante: “Ti gjithmonë do të jesh e dyta. Ti ke famën por ai t’i merr paratë, unë i kam pasur të dyja”.

Përflitet se Arta ka qenë në një lidhje me menaxherin e Taynës, Rinorin dhe në një intervistë për “Mirage”, këngëtarja është shprehur se ai ka mbajtur anën e saj pasi ja ka fshirë postimin Taynës.

“Foto e Taynës është fshirë nga Rinori, ai as nuk e ka lexuar çfarë ka shkruar Tayna por duke e fshirë postimin në një anë më ka mbrojtur edhe mua, pra nuk është pajtuar me mendimin e Taynës”, u shpreh Arta.

 

“E kam nisur karrierën 3 vjet më herët se Tayna. Unë nuk hyj në zhanrin e Taynës që të krahasohet me mua ose të më thumbojë kur unë as që e kam marrë inisiativën të shkruaj për të. Mami ka me pas para meje, para Taynës, mbas meje dhe mbas Taynës. Njerëzit nuk i duan njerkat, duan mamat. Unë kurrë nuk jam kapur me këngëtarë të tjerë për famë se fama që vjen shpejt bie shpejt”, tha këngëtarja.