AKTORIT TË “EZEL” I VDES BASHKËSHORTJA/ Rrënqeth me fjalët e lamtumirës (FOTO) – AlpeGossip
AKTORIT TË “EZEL” I VDES BASHKËSHORTJA/ Rrënqeth me fjalët e lamtumirës (FOTO)

AKTORIT TË “EZEL” I VDES BASHKËSHORTJA/ Rrënqeth me fjalët e lamtumirës (FOTO)

Seriali “Ezel” ka qenë ndër më të ndjekurit vite më parë kur u transmetua në Shqipëri e me siguri e mbani mend aktorin Salih Kalyon i cili luante rolin e “Serdar”, babai i Ejshanit. Aktori humbi pak ditë më parë bashkëshorten e tij, 47 vjeç e cila vuante nga zemra.

Salih Kalyon i ka dhënë lamtumirën e fundit bashkëshortes së tij Inci dhe siç raportojnë mediat turke aktori nuk është larguar për asnjë moment nga arkivoli shumë i pikëlluar.

Në ceremoninë e lamtumirës morën pjesë shumë aktorë të njohur.. “Po luftonte me vdekjen në spital prej 33 ditësh. Për vite të tëra është kuruar në SHBA, ndërsa më pas erdhëm në Bodrum. Humba shoqen time të jetës së  47 viteve”, tha Salih Kalyon.