“HISTORIA JONË KA ZGJATUR…”/ E pranishme në “Për’puthen”, ish-e dashura e tij sqaron një herë e mirë publikun – AlpeGossip
“HISTORIA JONË KA ZGJATUR…”/ E pranishme në “Për’puthen”, ish-e dashura e tij sqaron një herë e mirë publikun

“HISTORIA JONË KA ZGJATUR…”/ E pranishme në “Për’puthen”, ish-e dashura e tij sqaron një herë e mirë publikun

Riniani dhe ish-e dashura e tij, Marsela shkëmbejnë herë pas here komente në rrjete sociale, gjë që ka shkaktuar mjaft konfuzion tek publiku.

Kanë qenë të shumtë ata që kanë patur dyshime se mes tyre mund të ketë ende ndjenjë, ndërsa për të sqaruar zërat që qarkullojnë, Marsela ishte pranishme në këtë puntatë të “PërPuthen”, përmes një lidhje në Skype.

Ajo tha se ata të dy kanë përjetuar një histori shumë të bukur dashurie që ka zgjatur 8 vite. Marsela u shpreh se Rinianin e do shumë, por nuk e dashuron, sepse në të kundërt nuk do ta kishte lënë t’i ikte dhe tani mes tyre ekziston vetëm miqësi.

“Historia jonë ka zgjatur 8 vite, një histori e mrekullueshme dashurie e pasioni. Ka qenë shumë e lumtur në 8 vite, është një mashkull i mrekullueshëm, një njeri i drejtpërdrejtë, ka mësuar shumë nga ai. Unë e dua shumë, e dashuruar nuk jam, nëse do ishim të dashuruar do ishim akoma bashkë. Pasi ndahen rrugët, secili është i lirë të ndjekë rrugën e tij. Ai djalë meriton dashurinë, unë dua që ai të ketë përkrah një njeri të denjë për të. I bëra dedikim në Instagram sepse pasi u ndërpre lidhja jonë, shumë njerëz vuajtën shumë njerëz, por ata janë të lumtur për faktin se ne kemi këtë marrëdhënie të mirë. Pas ndarjes me Rinianin unë kam ruajtur marrëdhëniet me familjen e tij. Sigurisht që me prindërit e tij nuk flas shumë shpesh, por kam një marrëdhënie shumë të mirë me kushërirat e tij. Ndjenjat e mia janë 100 dashamirësie, e dua vetëm të mirën këtij djali, pasi në të kundërt nuk do ta kisha lënë të ikte”, ka thënë ajo.