Armand Duka rrëfen gafën epike: Si e shau ‘padashje’ komentuesin nga nëna – AlpeGossip
Armand Duka rrëfen gafën epike: Si e shau ‘padashje’ komentuesin nga nëna

Armand Duka rrëfen gafën epike: Si e shau ‘padashje’ komentuesin nga nëna

I ftuar në emsionin “Xing me Ermalin”, ish-presidenti historik i Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka ka folur për karrierën e tij në botën e sportit si dhe ka ndarë me publikun disa ngjarje komike, një prej të cilave i ka shkrirë të gjithë së qeshuri.

Bëhet fjalë për një gafë të disa viteve më parë, kur Duka përfundoi duke sharë publikisht “padashje” një ndjekës në rrjetet sociale. “Unë nuk para hedh foto private në Instagram, se zakonisht hedh foto të aktiviteteve zyrtare. Por atë ditë seç m’u mbush mendja… isha me pushime në plazh dhe hodha një foto me arrë kokosi në dorë.

Dikush në Instagram i shkruante një shokut të tij dhe thoshte: ‘Shihe presidentin, ka shkuar në pushime me lekët tona.’ Dhe unë mendova me gjysmë shakaje t’i jepja një përgjigje vetëm personit, jo publikisht. Por gabova dhe ajo dola publikisht. I shkrujata: ‘Me kë lekë mo, me lekët e tua apo të mamit tënd?’”-rrëfeu duke qeshur disi i sikletosur Duka, i cili theksoi sërish se kishte dashur vetëm të bënte shaka.