Çfarë ndodhi? Armina Mevlani ia plas të qarës përpara 1 milionë ndjekësve të saj në “Instagram” (VIDEO) – AlpeGossip
Çfarë ndodhi? Armina Mevlani ia plas të qarës përpara 1 milionë ndjekësve të saj në “Instagram” (VIDEO)

Çfarë ndodhi? Armina Mevlani ia plas të qarës përpara 1 milionë ndjekësve të saj në “Instagram” (VIDEO)

Armina Mevlani ndodhet në Paris, pasi po merr pjesë në Javën e Modës. Por mesa duket, blogerja shqiptare nuk ndodhet vetëm, pasi shoqërohet nga disa miq të saj dhe të gjithë së bashku kanë organizuar një moment magjik për njërën nga shoqet.

Pikërisht në kryeqytetin e dashurisë, ajo mori propozimin për martesë nga i dashuri, nën tingujt e kitarës dhe dhjetëra personave që ishin dëshmitarë në rrugë. Dhe si romantike e pandreqshme që është, Armina e kishte shumë të vështirë të kontrollonte emocionet dhe shpërtheu në lot për mikeshën e saj.

“Mikesha ime mori propozimin në mënyrën më të mirë të mundshme. Nuk i përmbaj dot lotët” – shkruante Armina, teksa dëgjohej duke qarë në video.

Më tej, blogerja shqiptare Armina Mevlani shpjegoi se ishte një moment shumë emocionues dhe se të gjithë këtë e kishin organizuar për të lumturuar mikeshën e saj, Katia.