Sopranoja e famshme tregon historinë e dhimbshme: Si i humba prindërit brenda 1 viti kur isha fëmijë – AlpeGossip
Sopranoja e famshme tregon historinë e dhimbshme: Si i humba prindërit brenda 1 viti kur isha fëmijë

Sopranoja e famshme tregon historinë e dhimbshme: Si i humba prindërit brenda 1 viti kur isha fëmijë

Miriam Tola, soprano e njohur jo vetëm në Shqipëri, por edhe në botë dhe së fundmi edhe juri e “Virtuozët” ishte e ftuar te Rudina ku foli për jetën e saj në përgjithësi dhe fëmijërinë e vështirë. Miriam i ka humbur prindërit kur ishte 3 vjeçe. Një vit pas vdekjes së të atit, u largua nga kjo jetë edhe e ëma.

“Vëllai e ka përjetuar edhe më keq, sepse e ka parë mamin, se ishte 6 vjeç. Kurse mua më mbrojtën nuk e kam parë se isha 3 vjeç. Punonin të dy në uzinën e traktorëve. Mamaja në laborator. Babai ka shkuar të dielën në punë për të ndihmuar dikë, ishte pa ngrënë mëngjes, iu morën mendtë dhe era. Pas dy ditësh vdiq. Kurse mamaja punonte në laborator dhe 80% e atyre grave kanë vdekur nga leuçemia, siç edhe mami im. Mua më rriti xhaxhai bashkë me gruan. Më rritën si fëmijën e vet”.

Duheshin aq shumë sa vendosën të iknin bashkë . Kur më dhanë një foto të prindërve, të shkrepur kur ishin të dashuruar, ende të pafejuar, e ktheva mbrapa dhe mami i kishte shkruar: ‘Rudi, gjithmonë pranë teje, asnjëherë ndarë’. Aty kuptova që ata s`rrinin dot pa njëri-tjetrin”, tha Miriam.

Ndërkohë që ajo dhe vëllai u rritën mes dashurisë së familjes së babait. Ndërsa sot kanë krijuar familjet e tyre. I vëllai është i martuar dhe ka dy fëmijë, kurse Miriam është në një lidhje 5-vjeçare me një djalë portugez që jeton në Gjermani.