Nga viti 2003-sot: Si kanë ndryshuar konkurrentët e “Ethet e së Premtes” (FOTO) – AlpeGossip
Nga viti 2003-sot: Si kanë ndryshuar konkurrentët e “Ethet e së Premtes” (FOTO)

Nga viti 2003-sot: Si kanë ndryshuar konkurrentët e “Ethet e së Premtes” (FOTO)

Të gjithë këta të famshëm kanë një gjë të përbashkët, rrugëtimi i tyre në fushën e muzikës nisi nga skena e “Ethet e së Premtes Mbrëma”.

Konkursi i muzikës nisi në vitin 2002 dhe u moderua nga Adi Krasta. Skena hapi dyert për të rinjtë, që mendonin se kishin talent në muzikë dhe prej saj dolën disa nga këngëtarët më në zë shqiptarë.

Anjeza Shahini ishte fituesja e parë e këtij kompeticioni në 2003-shin, që i dha mundësinë për të vazhduar ëndrrën e saj në muzikë, si përfaqësuese e Shqipërisë në “Eurovision”-in e vitit 2004.

Në katër karriget e jurisë për 6 vite me radhë u ulën Shpëtim Saraçi, Alfred Kaçinari, Zhani Çiko dhe Zerina Kuke, të cilët vlerësuan një nga një këdo që merrte mikrofonin.

 

Audicionet u mbajtën në qytete të ndryshme të Shqipërisë, për të vijuar më tej në Kosovë dhe Maqedoni, por kaluesit ishin vetëm ata të cilëve u thuhej shprehja: “Ti vjen në Tiranë”!

Shumë nga këta personazhe, jo vetëm që “erdhën në Tiranë”, por janë kthyer tashmë në këngëtarët tanë të preferuar, të tjerë kanë lënë pas talentin e tyre, për të vazhduar një jetë larg skenës.

Ne të “Iconstyle.al” vendosëm që të sillnim ndërmend disa nga emrat më të njohur, që dolën nga skena e festivalit “Ethet e së Premtes Mbrëma”:

Anjeza Shahini

 

Ajo u shpall fituesja e parë e festivalit “Ethet e së Premtes Mbrëma” në vitin 2003.

Rosela Gjylbeku

Shkoi e treta në finalen e “Ethet e së Premtes 1”.

Elvana Gjata

 

Ajo u kualifikua në 10-shen finaliste të “Ethet e së Premtes 1”, por nuk mbërriti në finale.

Vesa Luma

Ajo shkoi në 10-shen finaliste të “Ethet e së Premtes 2”.

Xhensila Myrtezaj

Ishte në 10-shen finaliste të “Ethet e së Premtes 4”.

Kamela Islamaj

Ledion Liço

Moderatori nuk u shpall fitues në audicione.

Flaka Krelani

U shpall e dyta në finalen e “Ethes e së Premtes 5”, në vitin 2005.

Klajdi Musabelliu

Greta Koçi

 

Greta ka marrë pjesë dy herë në kompeticionin “Ethet e së Premtes”, në edicionin e 2-të dhe të 3-të, por nuk arriti të kualifikohej në 10-shen finaliste.

Lindita Halimi

U kualifikua në 10-shen finaliste të “Ethet e së Premtes 3”.

Samanta Karavella

Shkoi në finalen e “Ethet e së Premtes 2”.

Juli Krisafi

Burimi: Iconstyle.al