Çifti shumë i dashur për publikun, aktorja Jonida Vokshi dhe producenti Besnik Krapi, me datë 14 Shtator kurorëzuan dashurinë e tyre disavjeçare me martesë. Që pas martesës së tyre, dyshja kanë ndarë vazhdimisht momente të ndryshme me njëri-tjetrin në rrjete sociale, ashtu siç kanë bërë dhe sot.
Të gjithë e kemi bezdi kur dikush pranë nesh përtypet me gojë të hapur, njëjtë sit ë gjithë edhe Jonida. Besniku ka publikuar në profilin e tij të Instagramit një video ku shihet së bashku me Jonidën në makinë. Ndërkohë që nget makinën, ai përtypet me gojë të hapur dhe kjo e ka acaruar shumë aktoren.
Ajo e kap në shpulla Besnikun i cili ia plas të qeshurës duke i kërkuar të ndalojë. “Ça ta bën goja, s’ta bën kush!”, ka shkruar producenti krahas videos së publikuar në Instagram.