“Kam përjetuar shumë”, Adrola Dushi merr vendimin e rëndësishëm: Do të heq dorë nga… – AlpeGossip
“Kam përjetuar shumë”, Adrola Dushi merr vendimin e rëndësishëm: Do të heq dorë nga…

“Kam përjetuar shumë”, Adrola Dushi merr vendimin e rëndësishëm: Do të heq dorë nga…

Adrola Dushi është padyshim një nga modelet më të bukura shqiptare dhe jo më kot ka fituar edhe kurorën e Miss Universe Albania në 2012. Vitet e fundit, Adrola po fillonte një karrierë modelingu edhe në Amerikë, por sot në “Xing me Ermalin” i ka habitur të gjithë me vendimin që ka marrë.

Adrola u shpreh se e ka menduar të heqë dorë nga karriera. Për të tani ka më shumë rëndësi djali i saj Troi dhe do që t’i përkushtohet tërësisht atij.

“Po, e kam menduar të heq dorë nga karriera. Kur mendoj për jetën time më duket si një film. Atë që kam përjetuar unë, është shumë e madhe. Një vajzë e vogël që vjen nga Rrësheni, bëhet miss, bëhet mami, martohet dhe kur ndaloj them me vete ‘Unë i kam bërë këto?’. Shpeshherë ndihem e dobët. E vetmja gjë që duhet të marrë kohën time është Troi. Nuk po mendoj të heq dorë përfundimisht nga karriera, por do tërhiqem sepse nuk vazhdoj dot më. Po humbas shumë nga koha e Troit. Ai po bën 5 vjeç dhe kam gati 2 vite që i mungoj shumë. Ndihem vërtet shumë keq dhe nuk do ja fal vetes”, u shpreh Adrola.