“KUR DO BËHESH BABA?” Ja si përgjigjet Luiz Ejlli – AlpeGossip
“KUR DO BËHESH BABA?” Ja si përgjigjet Luiz Ejlli

“KUR DO BËHESH BABA?” Ja si përgjigjet Luiz Ejlli

Prej kohësh në media qarkullojnë lajmet se Kiara është në pritje të ëmbël dhe dyshimet sa vijnë e shtohet pasi në puntatën e fundit të “DWTS Fan Club”, moderatorja ngacmoi publikun me një deklaratë, në të cilën u shpreh se kishte neps.

Gjatë premierës së filmit në Kosovë, Luizit nuk i kanë munguar pyetjet ngacmuese të gazetarëve lidhur me këtë temë.

Gazetarja: Së fundmi është komentuar se Kiara është shtatzënë, çfarë mund të na thoni.

Luizi: Se di.

Gazetarja: Kur kemi për t’ju parë prind për herë të parë?

Luizi: Kur të lindë Kiara.

Gazetarja: Dhe kur ka për të lindur?

Luizi: Kur ta ketë shkruar ai lart.

Gazetarja: Vajzë apo djalë?

Luizi: Vetëm të jetë shëndoshë e mirë. Motra ime ka tre vajza, ndërsa unë çfarë të jetë.

Në intervistën e tij, Luizi ka sqaruar njëherë e mirë zërat që qarkullojnë në lidhje me pjesëmarrjen e tij në Festivalin e Këngës, duke u shprehur se nuk janë aspak të vërteta.

Sa i përket bashkëpunimit me Flori Mumajesin, artisti ka treguar se projekti ka përfunduar dhe pritet të dalë së shpejti.

“Në Kuadër të Dashurisë” ka udhëtuar drejt Kosovës për premierën e filmit në Prishtinë. Aktorët janë pritur me emocion dhe brohorima nga të gjithë dhe dihet se kasti i aktorëve ka shkëlqyer mbrëmjen e djeshme. Për këtë Luizi ka bërë një postim në Instagram, ku teksa ka postuar një video nga mbrëmja e djeshme dhe është shprehur shumë falenderues dhe e ka quajtur Kosovën familjen e tij të dytë.