NDIHENI TË LODHUR DHE STRESUAR? Humorin jua sjellin menjëherë këto ushqime – AlpeGossip
NDIHENI TË LODHUR DHE STRESUAR?  Humorin jua sjellin menjëherë këto ushqime

NDIHENI TË LODHUR DHE STRESUAR? Humorin jua sjellin menjëherë këto ushqime

Shpesh herë kemi dëgjuar  shprehje të ndryshme në lidhje me ushqimin si “Dashuria vjen nga stomaku”, “Mendje e shëndoshë në trup të shëndoshë”  etj. Këto shprehje vijnë sigurisht si pasojë e të ushqyerit. Mënyra se si ne ushqehemi ndikon drejtpërsëdrejti në fizikun dhe gjëndjen tonë emocionale.
Ekspertët e ushqimit gjithmonë kanë dhënë rekomandime se si duhet të ushqehemi për të pasur një shëndet të mirë, çfare duhet të hamë e çfarë jo, këshilla të shumta dhe tepër të rëndësishme.
Këtë herë ekspertët flasin edhe se mënyra se si ushqehemi ndikon shumë në luhatjen e humorit tonë. Ja çfarë duhet të konsumojmë më shume për t’u ndjerë sa më mirë dhe në humor:

Lëngjet

Shpesh herë ju ka ndodhur të ndiheni të dehidratuar, kjo për shkak të mungesës së lëgjeve në trupin tuaj. E kur ju keni këtë mungesë sigurisht që nuk do jeni në humor,madje do filloni të nervozoheni edhe pa arsye, do ju shfaqen edhe dhimbje koke e shqetësime të ndryshme . Kështu që për të qënë sa më pozitiv dhe në humor konsumoni shumë ujë dhe lëgje sa më të freskëta.

Fibrat

Fibrat janë shumë të ushqyeshme të cilat ndikojnë pozitivisht jo vetëm në shëndetin tonë por edhe në gjëndjen emocionale.  Fibrat ndikojnë shumë në mirëfunksionim të zorrëve , ku sipas ekspertëve thuhet se “hormoni i lumturisë” ndodhte  në zorrë . Këshillohet shumë që gjatë vakteve të ham ushqime me  fibra si drithra,fruta,perime etj

Omega 3

Acidet yndyrore Omega 3 janë shumë të rëndësishëm për shëndetin pasi ato ndikojnë shumë në  shëndetin mendor, janë një sulmues shumë i mir edhe i sëmundjeve të zemrës edhe atyre kanceroze.
Këto acide i gjejmë tek frutata e thata por edhe tek peshq të ndryshëm si salmon sardele të cilët janë më të pasurit me omega3. E kur bëhet fjalë për një gjëndje të mirë në shëndëtin mendor kjo sigurisht lidhet edhe me ndjenjën e humorit. Kështu që konsumoni sa më shumë ushqime me acidet yndyrore omega3  si për shëndetin ashtu edhe për humorin.

ÇOKOLLATAT

Të gjithë e dimë që përdorimi i ëmbëlsirave kryesisht çokollateve nuk rekomandohet shumë nga ekspertët e ushqimit. Sigurisht nuk mund ta mohojmë përmbajtjen e lartë kalorike që kanë ëmbëlsirat në përgjithësi, por ekspertët këshillojnë që përdorimi i çokollatës së zezë ka shumë efekte pozitive.
Përveçse rregullon qarkullimin e gjakut, përmirëson shikimin, rrit përqëndrimin në të mësuar gjithashtu ngre moralin. Kjo është sigurisht “e mira” më e famshme. Kur një person është në depresion, i dekurajuar apo i stresuar, nuk ka gjë më të mirë se një copë çokollate e zezë për t’u ndjerë më mirë. Kështu që për të pasur një humor të mirë duhet të konsumojmë një sasi të vogël çokollate të zezë çdo ditë.