NUK JANË NJERËZ/ Njihuni me binjakët më të famshëm të momentit në Gjermani (VIDEO) – AlpeGossip
NUK JANË NJERËZ/ Njihuni me binjakët më të famshëm të momentit në Gjermani (VIDEO)

NUK JANË NJERËZ/ Njihuni me binjakët më të famshëm të momentit në Gjermani (VIDEO)

Në Kopështin Zoologjik të Berlinit, kanë lindur panda binjake, të parët të lindur në këtë vend. Sipas ”Indipendent”, nëna e tyre Meng Meng, është sjellë nga Kina në Gjermani.

Këlyshët e lindur jashtë vendit zakonisht largohen për në Lindje pas tre ose katër vitesh.  “Ata janë mirë,” thotë drejtori i kopshtit zoologjik të Berlinit Andreas Knieriem. Lindja e një këlyshi panda konsiderohet gjithmonë një ngjarje e jashtëzakonshme , sepse specia është e rrallë dhe në rrezik zhdukje.

Të dy pandat kanë lindur brenda një ore të shtunën, pas 147 ditëve të shtatzënisë dhe peshojnë përkatësisht 186 dhe 136 gram. Gjinia e tyre nuk është përcaktuar ende . Mamaja Meng Meng dhe babai Jiao Qing kanë qenë mysafirë në kryeqytetin gjerman që nga qershori i vitit 2017. Çifti u prezantua për publikun nga Kancelarja Angela Merkel dhe presidenti kinez Xi Jinping.