“NUK I KA LËNË GJË” ZAJMINËS/ Khloe na mahniti, me mikrofon në dorë këndon… (VIDEO) – AlpeGossip
“NUK I KA LËNË GJË” ZAJMINËS/  Khloe na mahniti, me mikrofon në dorë këndon… (VIDEO)

“NUK I KA LËNË GJË” ZAJMINËS/ Khloe na mahniti, me mikrofon në dorë këndon… (VIDEO)

Këngëtarja e njohur Zaimina Vasjari një vit më parë u bë nënë për herë të parë të një vajze që e pagëzoi me emrin e veçantë Khloe. Vogëlushja është rritur shumë dhe Zaimina i është përkushtuar tërësisht dhe shpesh herë publikon foto dhe video të Khloes e cila që tani ka fituar zemrat e publikut.

Së fundmi, Zaimina ka publikuar një video të ëmbël të Khloes ku tregon se ashtu si e ëma dhe ajo e ka shumë qejf këndimin. Khloe shihet me një mikrofon në duar teksa mundohet që të këndojë, një video kjo që ka shkrirë së qeshuri këngëtaren.

Kujtojmë që prej kohësh Zaimina ka hequr dorë nga muzika dhe i është dedikuar tërësisht biznesit dhe familjes së saj.