Këngëtarja e njohur shqiptare Rona Nishliu një javë më parë u bë nënë për herë të parë e një vajze që e pagëzoi me emrin e veçantë Noa. Rona zgjodhi që të mos publikonte foto dhe lajmin e lindjes e bënë të ditur burime për ‘Prive’ që zbuluan edhe emrin e vogëlushes.
Mirëpo, një javë pas lindjes Rona ka zgjedhur që më në fund të prezantojë vogëlushen e saj me të gjithë fansat. Ajo ka publikuar një foto nga dita e lindjes ku shihet që mban në krahë vajzën, ndërkohë që nuk ka ngurruar të thotë dhe disa fjalë për të.
“Ndjenja më përmbushëse dhe më kuptimplotë deri më sot! Më 19.07.2019, në duart tona erdhi Noa. Gjithë këto ditë nuk po gjej fjalët e duhura që të shpreh gëzimin tim për bekimin më të rëndësishëm në jetë. Për shërbimin plot përkushtim, dashuri dhe njerëzor.”, ka shkruar ndër të tjera Rona.