E “MASAKRUAN” PËR VESHJEN/ Fjolla Morina e krahason veten me Rita Orën – AlpeGossip
E “MASAKRUAN” PËR VESHJEN/ Fjolla Morina e krahason veten me Rita Orën

E “MASAKRUAN” PËR VESHJEN/ Fjolla Morina e krahason veten me Rita Orën

Mbrëmjen e djeshme këngëtarja Fjolla Morina ka dhënë një koncert në Skënderaj në sheshin “Adem Jashari”ku të pranishëm kanë qenë të mëdhenj e të vegjël. Veshja që këngëtarja kishte zgjedhur për të performuar u kritikua shumë nga personazhe të njohur dhe nga publiku pasi u quajt e papërshtatshme për një ambient ku kishte dhe fëmijë.

Lidhur me këto kritika dhe lajme që bën bujë në media, Fjolla ka vendosur të reagojë sot në një prononcim për “Gazetën Express”  dhe ka thënë se kosovarët duhet të ecin para dhe e ka krahasuar veshjen e saj me atë të Rita Orës në koncertin që dha në Kosovë.

“Duhet me ecë përpara, mos me u merr me veshjet. Drenica sidomos Skënderaj ish ba sikur Prishtina. Veç unë kam qenë në koncert. Kam performu veç vet. I gjithë publiku kish qenë i imi. Kush e ka organizu nuk e di. Menaxheri është marrë me organizimin. Sa jam pagu nuk mundem me tregu, por shifrat kanë qenë të mëdha. Njeriu unë mendoj se dashurinë e jep me këndim edhe me zemër. Edhe Rita Ora a erdhi me këndu. A kishte fëmijë, e luajti sho.ten. Ishte e veshur gjithë e ngjitur. Unë kam pas edhe geta, hallohopke.”, ka thënë Fjolla.