NUK DI TË NDALET/ Tayna do të bëjë “namin” me surprizën e rradhës – AlpeGossip
NUK DI TË NDALET/ Tayna do të bëjë “namin” me surprizën e rradhës

NUK DI TË NDALET/ Tayna do të bëjë “namin” me surprizën e rradhës

Tayna është kthyer në një nga reperet më të komentuara në media që kur publikoi videoklipin e parë e deri më sot që numëron hite të njëpasnjëshme dhe sukses të paparë.

Krahas muzikës edhe jeta private e reperes nga Prizreni ka interes të madh tek publiku.

Këngëtarja po bën një tur në të gjitha qytetet e Shqipërisë duke kënduar hitet e saj më të reja.

Ditën e djeshme Tayna ka qenë në Strugë ku ka dhënë një koncert elektrizues për publikun.

Përmes postimeve në llogarinë e saj të Instagramit, ajo ka treguar se fansat e saj në këtë qytet e kanë pritur mjaft mirë dhe kanë kënduar së bashku me të hitet e saj më të suksesshëm.

Tayna është shfaqur në këtë concert e veshur sportive me një kanatiere të shkurtër ku i’a tregon mjaft mirë format perfekte të trupit të saj, paliçeta të verdha, atlete dhe flokë të shkurtër e cila tërboi të gjitha fansat me look-un e saj.

Në fund të mbrëmjes reperja ka ndarë me fansat një surprizë të madhe, e cila me siguri do i gëzojë të gjithë.

Sipas disa burimeve është treguare në fund të koncertit, ajo ka zbuluar se shumë shpejt do të hedhë në treg dy projekte të reja muzikore.

Më këto këngë ajo ka premtuar se do të bëjë namin dhe të gjithë mezi po presim t’i dëgjojmë.

Këngëtarja ka bërë namin në pak kohë me këngët e saj e cila numëron me mijëra klikime në Youtube dhe fansat e saj nuk janë të paktë.