MBETET I PREFERUARI/ Rikthehet modeli i flokëve që bëri namin vitin e kaluar, ja VIP-at shqiptarë që guxuan (FOTO) – AlpeGossip
MBETET I PREFERUARI/ Rikthehet modeli i flokëve që bëri namin vitin e kaluar, ja VIP-at shqiptarë që guxuan (FOTO)

MBETET I PREFERUARI/ Rikthehet modeli i flokëve që bëri namin vitin e kaluar, ja VIP-at shqiptarë që guxuan (FOTO)

E mbani mend vitin e kaluar kur shumë vajza të showbiz-it shqiptar e të showbiz-it botëror prenë flokët shkurt? Këngëtare, moderatore, modele e shumë të tjera përqafuan këtë trend duke guxuar të prinin flokët e tyre të gjatë. Ky model flokësh do të mbetet i preferuari edhe për këtë vit. Duket se karantina e cila nuk të lë vend për të trajtuar flokun si në parukeri, ka ndikuar në këtë vendim të disa prej vajzave të shoëbizit. Të parat që e kanë rikthyer këtë trend këtë vit janë Tayna, Einxhel Shkira dhe Rezarta Shkurta.

Teksa qëndronte e izoluar në shtëpi për shkak të përhapjes së epidemisë në vend, Einxhel Shkira vendosi t’i priste flokët shkurt. Ishin fansat ata që të habitur e pyetën moderatoren nëse vërtet e ka marrë këtë vendim dhe Einxhel u tregoi pamjen e re. Moderatorja dukej e kënaqur dhe i shkojnë shumë.

Tayna hoqi dorë nga flokët e gjatë gjithashtu gjatë periudhës së karantinës. Reperja duket se mori vendimin e duhur pasi mori shumë komplimenta për pamjen e re. Tayna ka nisur edhe të eksperimentojë me ngjyrat duke u shfaqur herë me flokë rozë e herë bjonde platin.

Flokët shkurt vendosi t’i priste edhe Rezarta Shkurta. Vetëm pak ditë më parë biznesmenia publikoi një foto ku shkruante “Bye bye flokë të gjatë”. Më pas Rezarta tregoi pamjen e re dhe flokët e shkurtër vërtet i shkojnë shumë./revistawho.com