KUJT I SHKON MË SHUMË? Eni Koçi dhe Antonela bëjnë “xing-u” me të njëjtën veshje – AlpeGossip
KUJT I SHKON MË SHUMË? Eni Koçi dhe Antonela bëjnë “xing-u” me të njëjtën veshje

KUJT I SHKON MË SHUMË? Eni Koçi dhe Antonela bëjnë “xing-u” me të njëjtën veshje

Shpeshherë kemi parë që figurat e njohura të ekranit bëjnë xing në veshje me njëri-tjetrin. Kësaj here ka rënë në sy fustan-xhaketa e Eni Koçit, i cili është i njëjtë me atë që ka veshur Antonela më herët.

Një veshje e mjaft e bukur me të cilën dy bukuroshet e ekranit shqiptar duken mjaft bukur, por cilës mendoni se i shkon më shumë?

Këtë fustan-xhaketë këngëtarja e veshi në festën e 25-vjetorit para pak ditësh. Mes shumë urimeve në ditën e saj të lindjes, ajo ka marrë më të veçantin nga motra e saj më e madhe, Greta. Kjo e fundit ka publikuar një foto me Enin në Instagram dhe i ka dedikuar disa fjalë shumë të ëmbla.

“Të dua aq shumë sa nuk e shpreh dot me fjalë. Jam me fat që kam një motër si ti. Ti je motra dhe shoqja ime më e mirë në këtë jetë. Gëzuar ditëlindjen e bukura ime. U bëfsh 125 vjeçe”, shkruan Greta në urimin për Enin.

Më pas Eni ka treguar se ka marrë një dhuratë shumë të bukur dhe luksoze nga prindërit e saj. Ata i kanë blerë për ditëlindje një unazë diamanti dhe këngëtarja e ka ndarë menjëherë në rrjete sociale.

Dhurata më e bukur nga më të shtrenjtët e mi. Mami & babi”, shkruan Eni përkrah fotos së unazës.