“JE MË E MIRA”/ Tayna komente publike me Stanaj, a do ketë dhe surpriza vallë (FOTOT) – AlpeGossip
“JE MË E MIRA”/ Tayna komente publike me Stanaj, a do ketë dhe surpriza vallë (FOTOT)

“JE MË E MIRA”/ Tayna komente publike me Stanaj, a do ketë dhe surpriza vallë (FOTOT)

Dy ditë më parë, Stanaj ka publikuar projektin e ri me titull “Noel”, duke e shoqëruar edhe me videoklip, ndërsa përmes saj solli aromë festive, ashtu sikurse këngët e kolegëve të tij që kanë motive feste.

Stanaj nuk u rikthye vetëm, por në bashkëpunim me producentin Tommee Profitt, ndërsa kënga është pjesë e albumit të Profitt.

Dhe Tayna nuk ka ngurruar të shprehë mbështetjen e saj ndaj këngëtarit. Ajo ka ndarë ditën e djeshme këngën e tij në Instastory duke treguar kështu suportin e saj.

Por nëse menduat se reperja thjesht po mbështet një artist shqiptar të suksesshëm në SHBA, e keni patur gabim. Duket se ata njihen me njëri-tjetrin ndonëse nuk dihej më herë rreth miqësisë së tyre.

Stanaj ka rishpërndarë storyn në profilin e tij në Instagram, duke shkruar: “Ti je më e mira.”

Nuk e dimë nëse vlerësimet dhe miqësia e tyre janë aq të mëdha sa të vijnë me një bashkëpunim, por nëse ndodh do ishte hata fare.

Kujtojmë se “iconstyle.al” mësoi pak javë më parë se Tayna ka gati dy bashkëpunime me dy artistë të njohur ndërkombëtarisht. Të jetë Stanaj njëri?

Stanaj ka kohë që i mungon tregut muzikor me prurje të reja por këngëtari na kishte premtuar se shumë shpejt do të rikthehet super fuqishëm.

Edhe ashtu ka bërë. Ai na kapi në befasi të gjithëve pak ditë më parë, kur nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale tregoi se ka bashkëpunuar me Ariana Granden për albumin e saj të ri “Positions” .

Ai ka shkruar tekstin e njërës prej këngëve të albumit dhe ky është një hap shumë i rëndësishëm për të dhe ne jemi tepër krenarë.