Ronela flet për SHERRIN me Samantën: Muhabet grash, jemi ndeshur disa herë por… – AlpeGossip
Ronela flet për SHERRIN me Samantën: Muhabet grash, jemi ndeshur disa herë por…

Ronela flet për SHERRIN me Samantën: Muhabet grash, jemi ndeshur disa herë por…

Këtë të shtunë e ftuara e Aulona Mustës dhe Fatma Haxhialiut në “Thumb” ka qenë Ronela Hajati. Këngëtarja ka qenë shpeshherë pjesë e mediave rozë jo vetëm për marrëdhënien e saj me Young Zerkën, një lidhje që nuk u konfirmua kurrë prej protagonistëve por edhe për zënkën e saj me ish-shoqen Samanta Karavella. Dikur ato ishin mikesha të mira ndërsa sot nuk kanë asnjë kontakt me njëra-tjetrën. Samanta ka zgjedhur të shprehet në media me fjalët se ajo beson tek shoqëritë e pastra dhe se ky kapitull për të është i mbyllur. Fatma e ka pyetur Ronelën nëse ato flasin sot me njëra-tjetrën.

“Shoqëria jonë ka patur nevojë të futet në lavatriçe.”,- është shprehur Ronela me humor.

“Ne nuk kemi më komunikim. I uroj më të mirat, të eci sa më shumë, ajo është vajzë shumë e talentuar. Nuk jemi zënë thjesht jemi zhdukur, Me Samantën jemi ndeshur por nuk jemi përshëndetur. Është një muhabet grash që e zgjidhin gratë jo televizionet.”,- ka përfunduar këngëtarja. /Blitz.al/