“SI DY PIKA UJI”/ Vesa “ia bën të qartë” Big Bastës se djali është kopje e saj (FOTO) – AlpeGossip
“SI DY PIKA UJI”/ Vesa “ia bën të qartë” Big Bastës se djali është kopje e saj (FOTO)

“SI DY PIKA UJI”/ Vesa “ia bën të qartë” Big Bastës se djali është kopje e saj (FOTO)

Vesa Luma është një nga nënat e famshme më të bukura të shoëbiz-it shqiptar. Këngëtarja herë pas here publikon në rrjetet sociale foto të të birit. Ajo nuk ngurron të tregojë çdo moment nga jeta familjare, në të cilën nuk mungon as bashkëshorti, reperi Big Basta. Pak minuta më parë, Vesa ka ndarë me ndjekësit e saj një foto-kolazh, ku ka bashkuar imazhin e djalit me imazhin e saj nga fëmijëria. Ngjashmëria e tyre është tepër e madhe, si dy pika uji. Buzëqeshja, flokët, mimika dhe ëmbëlsia e Lianit janë të marra nga mami Vesa.

“Momente jomodeste”, shkruan këngëtarja, pa harruar t’ia bëj ‘të qartë’ Big Bastës me një tag.

Si çdo prind, edhe çifti duket se paskan një ‘xhelozi’ të këndshme mes tyre në lidhje me ngjashmërinë e fëmijës. Kujtojmë që ata kanë zgjedhur të jetojnë në Australi, por prej disa ditësh Vesa me Lianin janë kthyer në Shqipëri.