‘Hajde se ta tregoj unë në shtëpi’, balerini shqiptar i bën të papriturën vajzës në video live – AlpeGossip
‘Hajde se ta tregoj unë në shtëpi’, balerini shqiptar i bën të papriturën vajzës në video live

‘Hajde se ta tregoj unë në shtëpi’, balerini shqiptar i bën të papriturën vajzës në video live

Videot live në “Instagram” janë kthyer në një trend kohët e fundit pasi të gjithë, të famshëm e jo të famshëm bëjnë shpesh video të tilla ku mund të komunikosh drejtpërdrejt me të gjithë ndjekësit. Kështu ka vepruar sot edhe vajza bukuroshe e Ilir Shaqirit.

Emili ishte duke bërë një video live kur babai i saj papritur i ka komentuar: “Hajde se ta tregoj unë në shtëpi”.

Më pas balerini shumë i famshëm në Itali, ka komentuar edhe një “hahaha” për të treguar se kjo ishte shaka.

Iliri e ka postuar momentin kur ka komentuar në Instastory dhe duke qenë se Emilin po e ndiqnin shumë të afërm, ai shkruan: “Kur gjithë fisi të ruan si qen kufiri”.

Ilir Shaqiri aktualisht është i angazhuar si pjesëtar i jurisë së “Dancing with the stars”, aty ku para disa viteve e ftuar ishte dhe Emili e cila i mahniti të gjithë me kërcimin e saj.