Ronela Hajati: Baladën e rradhës do t’ia dedikoj vetëm këtij personi – AlpeGossip
Ronela Hajati: Baladën e rradhës do t’ia dedikoj vetëm këtij personi

Ronela Hajati: Baladën e rradhës do t’ia dedikoj vetëm këtij personi

Ndarja nga jeta e së atit pesë vite më parë, ishte një nga tragjeditë më të mëdha në jetën e këngëtares Ronela Hajati.

E ftuar në emisionin “Thumb”, këngëtarja shqiptare u shpreh se së shpejti do të kemi  një baladë të re, të cilën do t’ia dedikojë babait të saj të ndjerë.

“Kam vetëm një baladë, atë që kam kënduar në ‘Top Fest’. Nëse dua të bëj një baladë tjetër nuk dua ta bëj me nxitim. Dua të bëj një gjë për veten time. Një baladë, do e bëj për babin” – u shpreh Ronela.

Ronela tregoi se në këngët dhe videoklipet e saj, u këndohet meshkujve të cilët kanë vendosur t’i japin fund marrëdhënies në çift.

Një javë më parë, këngëtarja shqiptare publikoi këngën e saj më të re me tiull “Maje Men”, që ka arritur rreth 541 mijë klikime në rrjetin social “Youtube”.