U KAP MAT NË TË NJËJTËN FESTË ME ANXHELINËN/ Reagon Oni Hysenbelliu – AlpeGossip
U KAP MAT NË TË NJËJTËN FESTË ME ANXHELINËN/ Reagon Oni Hysenbelliu

U KAP MAT NË TË NJËJTËN FESTË ME ANXHELINËN/ Reagon Oni Hysenbelliu

Ditën e djeshme mbesa e Oni Hysenbelliut festonte ditëlindjen dhe e ftuar ishte edhe Anxhelina. Këtë e zbuloi motra e saj, Agnesa e cila postoi një video ku Anxhelina shfaqej duke u argëtuar me vogëlushen. Fatmiri sigurisht ndodhej gjithashtu në festë mirëpo nuk u pa në shoqërinë e këngëtares.

Fakti që Anxhelina ishte e ftuar në festën e familjes së Onit shkaktoi thashesheme se dyshja janë ribashkuar.

Mirëpo sot Oni ka treguar se në fakt është ende beqar. Ai ka ripublikuar postimin e një të afërmeje e cila shkruan: “Me beqarin më të kërkuar të momentit”.