”PËRFUNDOI ME SUKSES”/ Adelina Tahiri i nënshtrohet një operacioni – AlpeGossip
”PËRFUNDOI ME SUKSES”/ Adelina Tahiri i nënshtrohet një operacioni

”PËRFUNDOI ME SUKSES”/ Adelina Tahiri i nënshtrohet një operacioni

Këngëtarja shumë e komentuar në media sidomos për jetën e saj private, Adelina Tahiri ka njoftuar sot se i është nënshtruar një operacioni i cili për fat të mirë ka përfunduar me sukses.

Adelina ka postuar një foto me doktorin dhe bën të ditur se ka bërë një operacion në sy.

“Faleminderit doktor që më mundësove të shoh sa e bukur është bota. Operacioni i syve i suksesshëm”, shkruan Adelina.

Megjithatë këngëtarja e cila njihet për sytë e saj të bukur nuk e bëri të ditur problemin që kishte me sytë.