“KËRKOJMË FALJE…”/ Don Xhoni iu drejtohet fansave me një ndjesë publike, për çfarë bëhet fjalë – AlpeGossip
“KËRKOJMË FALJE…”/ Don Xhoni iu drejtohet fansave me një ndjesë publike, për çfarë bëhet fjalë

“KËRKOJMË FALJE…”/ Don Xhoni iu drejtohet fansave me një ndjesë publike, për çfarë bëhet fjalë

Industria muzikore shqiptare është zhvilluar shumë viteve të fundit. Çdo vit artistë të rinj lançohen në treg. Don Xhoni është njëri nga reperët relativisht të rinj në estradën tonë, por që bëri bum të madh që me freestyle-et e tij të para.

Sot ai numëron një numër të madh fansash, e për pasojë edhe koncerte të shumta kudo në diasporë. Gjatë ditës së sotme ai pritej të zhvillonte koncertin e tij në Suedi, i cili është anulluar. Këtë e ka bërë me dije vetë reperi me anë të një stori në Instagram. “Kërkojmë falje Suedi”, – ka shkruan Don Xhoni përbri fotos.

Ndër të tjera në storin e ripostuar nga 22-vjeçari thuhet se arsyeja e ketij anullimi është për shkak të lejes së qëndrimit të tij në vendin skandinav.

“Evenimenti anullohet për shkak të lejes së qëndrimit të Don Xhonit në Suedi. Krejt shqipet e Suedisë që kanë rezervuar ose kanë paguar për këtë eveniment. Paratë kthehen prapë. Kërkojmë falje, shihemi shumë shpejtë”- shkruhet ndër të tjera në lajmërimin e ripostuar nga reperi.