A është Rihanna single sërish apo është viktimë e lajmeve të rrema? Ja si qëndron e vërteta – AlpeGossip
A është Rihanna single sërish apo është viktimë e lajmeve të rrema? Ja si qëndron e vërteta

A është Rihanna single sërish apo është viktimë e lajmeve të rrema? Ja si qëndron e vërteta

jë nga lajmet më të komentuara dje ka qenë ndarja e Rihannës me të dashurin e saj miliarder Hassan Jameel. Sipas mediave të huaja ata u ndanë pasi Riri u lodh nga ai dhe kjo nuk është një gjë e re pasi shpesh Ylli i Hollyëood-it lodhet dhe i mërziten shpejt meshkujt. Madje u shtua se Hassan Jameelishte shumë zemërthyer, ndërkohë që nga ana tjetër Drake do e kishte gëzuar ky lajm.

Por ky qënka një lajm i rremë dhe nuk ka asgjë të vërtet. Të paktën kështu pretendon media e huaj ‘Gossip Cop’. Sipas kësaj të fundit ata nuk janë ndarë dhe ky është thjesht një lajm i shpikur. ‘Gossip Cop’ ka shtuar se nuk është hera e parë që shpiken lajme për këngëtaren e famshme, pasi dhe më herët është përfolur se ajo ishte në pritje të një fëmije, por rezultoi që nuk ishte aspak e vërtetë.

Bad Gal Riri nuk e ka vrarë mendjen shumë për këto lajme dhe as që nuk iu ka kushtuar fare rëndësi për te reaguar. Ajo sapo ka lanccuar një produkt të ri në linjën e saj kozmetike dhe nuk ka kohë të merret me këto lajme.