Edhe nëse nuk do të jesh në gjendje t’i veshësh, të paktën përgatitu që gjatë dimrit që është shumë afër, veshjet do të kenë ngjyra të forta neon. Bluzat, pantallonat, xhupat e palltot…Edhe nëse jetoni në vende të ftohta e të zymta, të paktën do të shihni përditë ylbere që kalojnë rrugëve…
Do të kemi mundësinë që gjatë këtij dimri të ngjajmë të gjithë nga pak si mbretëresah Elizabet sepse ngjyrat e veshjeve do të jenë pikërisht si të sajat, edhe pse ajo nuk i mikson njëra me tjetrën. Lojra që duhet të bësh për t’u dukur e kombinuar, gjatë sezonit të ardhshëm, nuk do të jetë edhe aq e lehtë prandaj bëhu gati!
/