ÇFARË NDODHI? Jori “i ngel në dorë” Ronaldos, moderatori kërkon ndihmën e banorëve – AlpeGossip
ÇFARË NDODHI? Jori “i ngel në dorë” Ronaldos, moderatori kërkon ndihmën e banorëve

ÇFARË NDODHI? Jori “i ngel në dorë” Ronaldos, moderatori kërkon ndihmën e banorëve

Modelja Jori Delli duket se është banorja e cila po shijon më së shumti eksperiencën në shtëpinë e Big Brother Vip, duke u bërë pjesë e shumë prej lojërave dhe rrengjeve për banorët e tjerë.

Mbrëmjen e djeshme ajo ka përgatitur një rreng për moderatorin Ronaldo Sharka, i cili nuk është pritur shumë mirë prej tij, pasi është trembur prej saj.

Ajo i kërkoi Sharkës që ti shtypte kurrizin, dhe në atë moment kërcet makaronat që kishte në gojë, duke krijuar panik te moderatori, i cili ka kërkuar dhe ndihmën e banorëve të tjerë.

“Jori, o Jori…”, dëgjohet në video Sharka, ndërsa të gjithë banorët e tjerë janë përfshirë në të qeshura, kur u kuptua se e gjithë kjo situatë ishte një rreng nga ana e Jorit.