Reperja Cardi B vendosi të surprizojë një klasë kërcimi me të moshuar që ti dhurojë pak nga muzika e saj.
Së bashku me moderatorin James Corden, ajo kërceu dhe performoi hitin “I like that” dhe të moshuarit e pëlqyen shumë.
Një prej tyre, i quajtur Gunter ishte pranë reperes kur e pyeti nëse po kërkonte për një person në jetën e saj duke iu referuar vetes. Cardi heshti disa sekonda dhe iu përgjigj duke qeshur, “Patjetër”. Të dy qeshën dhe vazhduan kërcimin.
Kohët e fundit, reperja është përfolur për ndarjen nga bashkëshorti Offset, i cili po i lutet dhe po bën cdo gjë që të kthehen sërish bashkë.