“VAGINA NUK DO JETË KURRË NJËSOJ”/ Ja çfarë duhet të dini për seksin pas lindjes së bebit – AlpeGossip
“VAGINA NUK DO JETË KURRË NJËSOJ”/ Ja çfarë duhet të dini për seksin pas lindjes së bebit

“VAGINA NUK DO JETË KURRË NJËSOJ”/ Ja çfarë duhet të dini për seksin pas lindjes së bebit

Gjëja e parë për të cilën gratë mendojnë pasi kanë sjellë në jetë një fëmijë, NUK është seksi. Gjithsesi,kjo mbetet një nga çështjet me më shumë pikëpyetje të cilat duhen sqaruar për të qenë fizikisht dhe mendërisht të qeta.

Përgjithësisht njerëzit kanë disa lloj bindjesh të tipit: “vagina s’do të jetë më kurrë njësoj”apo “s’do të ndjeni të njëjtën kënaqësi” pasi bebushi të ketë ardhur në jetë.

Është e vërtetë që seksi ndryshon pas lindjes, po mund të jetë po aq i bukur sa më parë. Çelësi është të edukoni veten dhe partnerin tuaj.

Sa gjatë duhet të prisni për t’ju rikthyer jetës seksuale?

Menjëherë pas lindjes, vagina fillon rikuperimin nga trauma që ka pësuar gjatë proçesit. Zakonisht, mjekët thonë se gratë duhet të presin 6 javë para se të bëjnë sërish seks, por ekspertët thonë se kjo është unike për çdo njeri.

Ky lloj rekomandimi jepet për të treguar se kur është më e sigurtë për të kryer marrëdhënie, jo kur jeni gati. Sido që të jetë, mos harroni: vagina juaj do të rikthehet në gjendjen e mëparshme, duhet të ndjeheni po aq seksi sa dikur.

Po si do jetë seksi pas lindjes?

Të flasim hapur! Hera e parë e seksit pas lindjes, nuk do të jetë super kënaqësi. Disa gra tregojnë se janë ndier njësoj si në herën e parë që kanë bërë seks. Sigurisht, pas disa javësh apo muajsh, gjithçka bëhet si më parë.

Po sikur trupi im i pas- lindjes të ndikojë në jetën time seksuale?

Shumë gra përballen me uljen e vetëbesimin kur shohin trupin e tyre pas lindjes dhe kjo është normale. Me një bebe në shtëpi, trupi juaj merr krejtësisht një tjetër rol. Praktikisht ju keni një qënie që var mbijetesën e tij nga trupi juaj. Ky është realiteti juaj i ri tani dhe duhet ta pranoni me shumë dashuri. Trupi juaj ka bërë një mrekulli dhe jeni kaq krenare për të, kështu që dilni para pasqyrës dhe pëshpëritini vetes fjalë të ëmbla.

Mund të mbetem sërish shtatzënë?

Ndoshta! Trupi juaj ka aftësinë të bëjë menjëherë një tjetër bebe edhe nëse sapo keni lindur. Gjithsesi, doktorët rekomandojnë një periudhë të paktën 12 mujore nga lindja e parë për një tjetër shtatzëni.

A ndikon gjidhënia tek seksi?

Çfarë dihet për gjidhënien është që e vendos trupin tuaj në një “menopauzë të përkohshme”, (edhe pse jo plotësisht pasi mos harroni që mund të mbeteni shtatzënë) dhe kjo ndodh zakonisht 6 muajt e parë. Efekti anësor më i madh është thatësia që shkakton në vaginë, duke e bërë seksin më të dhimbshëm.

A do të jetë njësoj?

Edhe mund të jetë, edhe jo. Mund të zbuloni me çfarë jeni ndjerë më mirë gjatë seksit pas ndryshimeve që ju ka lënë lindja. Nëse e ushqeni foshnjën me gji, thithkat mund të bëhen shumë të ndjeshme, por jo në një mënyrë seksuale. Gjithsesi, është e mundur të keni një jetë seksuale fantastike pas lindjes, pasi bebushat ju ndihmojnë të jeni edhe më krijues!