“NJË NGA VAJZAT QË S’KA TURP”/ Dojna Mema ndan një nga mesazhet më të rëndësishme me këtë VIDEO – AlpeGossip
“NJË NGA VAJZAT QË S’KA TURP”/ Dojna Mema ndan një nga mesazhet më të rëndësishme me këtë VIDEO

“NJË NGA VAJZAT QË S’KA TURP”/ Dojna Mema ndan një nga mesazhet më të rëndësishme me këtë VIDEO

Rasti i abuzimit të një 15-vjeçareje nga roja i shkollës së saj mori vëmendjen e gjithë mediave dhe njerëzve ditët që lamë pas. Jo më larg se dje të rinj e te reja protestuan në sheshin ‘Nënë Tereza’ duke kërkuar dënim maksimal për abuzuesit.

Pjesë e protestës u bënë edhe shumë personazhe të njohur, të cilët kanë zgjedhur të ndajnë mesazhet e tyre në rrjetet sociale. Kështu ka vepruar edhe moderatorja e njohur, Dojna Mema, e cila ka zgjedhur që në emisionin e radhës në ‘Pop Culturë’ ti kushtojë një mesazh të fortë shoqërisë shqiptare, një pjesë të së cilës e ka publikuar edhe në llogarinë e saj në ‘Instagram’.

“Nga një vajzë që s’ka turp. Shihemi nesër në program”, ka shkruar Mema krah videos e cila duket se ka pasur mjaft reagime.