“PO NDIHEM SHUMË KEQ”/ Vesa Luma i kërkon falje ndjekëse pasi nuk i ka mbajtur premtimet (FOTO) – AlpeGossip
“PO NDIHEM SHUMË KEQ”/ Vesa Luma i kërkon falje ndjekëse pasi nuk i ka mbajtur premtimet (FOTO)

“PO NDIHEM SHUMË KEQ”/ Vesa Luma i kërkon falje ndjekëse pasi nuk i ka mbajtur premtimet (FOTO)

Pandemia Covid-19 duket se ka vënë në pauzë botën dhe plaet e të gjithëve kanë mbetur pezull.

Po ashtu edhe këngëtarja Vesa Luma, e cila prej kohësh na ka munguar me projekte të reja, duket se do të vonojë akoma,

Për Vesën, kjo është periudha më e papërshtatshme për të mbajtur premtimet për projekte të reja.

Ndaj, ajo i ka kërkuar falje publike ndjekësve të saj, duke shpjeguar se kjo periudhë e vështirë nuk i duket aspak e duhura për të sjellë projektet e saj.

Më herët, këngëtarja kishte lajmëruar se do të sillte një projekt në bashkëpunim me partnerin e saj, Big Bastën, ndaj për këtë këngë nuk i ka shpëtuar pyetjes së një ndjekësi.

“Patët postuar një video me diçka që dukej super këngë me Bigun, ça u bë?”- i shkruan ndjekësi të cilit Vesa ia kthen:

“Shumë keq po ndihem që kam premtu gjëra që nuk i realizova dot por kësaj here planet na i prishi korona. Lançimi i projekteve muzikore në kohë krize për shqiptarët do të ishte pa kuptim.”- ka sqaruar ajo.

Epo, duhet të presim edhe ca!