Për të arritur peshën që keni dashur gjithmonë, provoni këtë recetë. Ajo do ju ndihmojë me kilet e tepërta në një kohë të shkurtër.
Përpos një diete të ekuilibruar dhe aktivitetit fizik është shumë e rëndësishme që të përshpejtoni metabolizmin ,në mënyrë që të digjni kaloritë e tepërta në trupin tuaj dhe kështu të eliminoni yndyrën. Përgatiteni këtë recetë dhe konsumojeni gjysmë ore pasi të keni ngrënë mëngjes.
Përbërësit:
- ½ litër ujë
- 4 thelpinj hudhër
- 4 domate të mesme
- 6 lugë gjelle lëng limoni
- 6 kuba akulli
Metoda e përgatitjes:
- Vendosni të gjithë përbërësit në një blender për rreth 2 minuta.
- Sigurohuni që domatja me hurdhrat të përpunohen mirë. Pasi të jetë krijuar masa homogjene hidheni atë në një enë qelqi.
- Kjo pije do të veprojë si një antioksidant që stimulon pastrimin e organizmit dhe eliminon toksinat.