Dëshironi të humbni peshë në mënyrë të shëndetshme? Ky “smoothie” i bërë nga pjepri dhe kivi mund të jetë i dobishëm nëse konsumohet çdo ditë, pasi djeg yndyrën dhe kështu ju do të mund të përfitoni nga efekti diuretik i tij.
Ja si ta përgatisni:
Përbërësit:
- 1 filxhan pjepër i prerë në kuba (150 gr)
- 1 mollë jeshile
- 1 kivi i qëruar dhe i copëtuar
- 5 lugë lëng limoni
- 1 lugë gjelle mjaltë (25 g)
- 1 gotë ujë (200 ml)
Përgatitja:
- Kjo pije është shumë e lehtë për t’u përgatitur. Gjëja më e rëndësishme është që të gjeni fruta organike. Vetëm në këtë mënyrë do të përfitoni nga efektet e tyre.
- Shmangni blerjen e kivit dhe pjeprit shumë të pjekur, përndryshe niveli i sheqerit nga këto fruta mund të jetë tepër i lartë dhe do të na sjellë më shumë dëm sesa dobi.
- Prisni në kuba 150 gramë pjepër. Qëroni kivin dhe e prisni në feta të holla.
- Më pas qëroni mollën, i hiqni farat dhe e prisni në katër pjesë.
- Në “smoothie”-n tuaj me pjepër dhe kivi shtoni edhe pak lëng limoni, në mënyrë që të forcojë edhe më shumë nivelet e vitaminës C.
- Merrni blenderin: hidhni gotën e ujit, pjeprin, mollën, kivin, limonin dhe mjaltin.
- Një “smoothie” shumë i mirë për t’u pirë në mëngjes. Nëse dëshironi mund të shtoni edhe pak kube akulli.