Zbulohet fustani i Beyoncé-s në dasmën e dytë: Miliona gurë Zwarovski dhe perla! (VIDEO) – AlpeGossip
Zbulohet fustani i Beyoncé-s në dasmën e dytë: Miliona gurë Zwarovski dhe perla! (VIDEO)

Zbulohet fustani i Beyoncé-s në dasmën e dytë: Miliona gurë Zwarovski dhe perla! (VIDEO)

Jay Z dhe Beyonce sapo kanë filluar turneun e tyre “Run II Tour” si vazhdim të atij të vitit 2014. Gjatë hapjes së natës së parë të koncertit në Uells, çifti i famshëm surprizoi fansat me imazhet që shfaqen nga ceremonia e ripërtëritjes së betimeve të dasmës dhe foton e fëmijëve.

Veç habisë për ngjarjen që askush nuk e dinte, ajo që ra në sy dhe shtoi kuriozitetin e të gjithëve ishte padiskutim fustani që mbretëresha e muzikës kishte veshur për ceremoninë private.

Sipas revistës “Glamour” fustani i saj është dizenjuar nga stilistja Galia Lahav dhe i përket koleksionit “ Ngjashmëri Viktoriane” që i referohet linjës që veshi në dasmën e saj Mbretëreshë Viktoria në vitin 1840.

Fustani elegant është krijuar me dantella dhe zbukurime të frymëzura nga stili i vjetër, por nuk kanë munguar kristalet e Swarovskit dhe perlat e shumta mbi të.