Po ju do ia falnit? NICKI MINAJ sapo anuloi të gjithë koncertet, por kërkoi falje – AlpeGossip
Po ju do ia falnit? NICKI MINAJ sapo anuloi të gjithë koncertet, por kërkoi falje

Po ju do ia falnit? NICKI MINAJ sapo anuloi të gjithë koncertet, por kërkoi falje

Nicki Minaj dhe Future kanë anuluar të gjithë turneun e përbashkët muzikor në të gjithë Amerikën e veriut.

Reperja ka kërkuar falje duke thënë se ‘thjesht nuk ka pasur kohë që të bëjë prova për të dhënë nivelin e duhur të performancës’.

Por ka raporte të pakonfirmuara se ka pasur shitje të ulët të biletave.

Në një video ajo tha se ishte duke punuar pa u lodhur për të dhënë shfaqjen më të mirë të jetës së saj.

“Me të vërtetë kërkoj falje, por do ta vlejë,”-tha Nicki.

Turneu ishte planifikuar të mbahej në shtator por reperja po riprogramon datat për në SHBA për në maj 2019 pa dhënë shumë informacione.

Ndërsa turneu në Evropë dhe Australi nuk është anulluar.

Por a po venitiet kurora e mbretëreshës së repit?

Albumi i katërt i Nicki, Queen, nuk arriti të kryesojë Billboard 200 të SHBA në javën e tij të publikimit, pavarësisht shitjeve të mëdha.

Queen u mund nga Astroëorld i Travis Scott, që tashmë është në javën e tij të dytë të publikimit.

Me gjithë promocionin e madh të Queen, Nicki priste që albumi i saj të ishte numër 1.

Si rezultat, ajo pretendoi se Travis Scott dhe e dashura e tij Kylie Jenner po e përdorin vajzën e tyre, Stormy për të ndihmuar në promovimin e Astroëorld.

Ajo gjithashtu kritikoi taktikat e marketingut të Travis, duke thënë se reperi po shiste albumin në koncerte duke ofruar edhe zbritje.

Ne nuk e dimë nëse Nicki konsideron Stormy-n si përgjegjëse për dështimin e saj për të arritur numrin një. Por nga ana e Stormy nuk ka pasur asnjë përgjigje deri më tani.