E VETËKARANTINUAR NË BARCELONË/ Aurela Hoxha tregon momentin e frikshëm që përjetoi (VIDEO) – AlpeGossip
E VETËKARANTINUAR NË BARCELONË/ Aurela Hoxha tregon momentin e frikshëm që përjetoi (VIDEO)

E VETËKARANTINUAR NË BARCELONË/ Aurela Hoxha tregon momentin e frikshëm që përjetoi (VIDEO)

Modelja, Aurela Hoxha ishte sot në një lidhje Skype nga Barcelona për emisionin “Rudina” në Tv Klan. Spanja renditet e dyta në Evropë, pas Italisë për numrin e vdekshmërisë nga Koronavirusi.

Aurela tregon se përpara se të shkonte në Barcelonë, ajo kishte qenë në Milano ku situata ishte disi e rënduar dhe frika ishte e madhe.

“Unë isha në Milano pikërisht në ditët kur filloi e gjitha kjo. Frika më e madhe ishte kur u dëgjuan edhe rastet e para, sidomos nga ne që ishim turista, ishte një situatë disi e rënduar dhe realisht të gjithë ne kaluam një frikë të madhe. Më pas u ktheva në Barcelonë, ku më priste dhe familja ime sepse në 27 Shkurt ishte dhe ditëlindja ime. Realisht në Spanjë nuk po ndihej situata dhe aq e rënduar, njerëzit vazhdonin çdo gjë normalisht. Vetëm para një jave ka filluar që njerëzit janë mbyllur dhe është pezulluar çdo gjë”, tha Aurela.