3 VITE PA ERGIN/ Barabana Dini RRËNQETH me fjalët për të vëllain: E ndjej... (VIDEO) - AlpeGossip
3 VITE PA ERGIN/ Barabana Dini RRËNQETH me fjalët për të vëllain: E ndjej…  (VIDEO)

3 VITE PA ERGIN/ Barabana Dini RRËNQETH me fjalët për të vëllain: E ndjej… (VIDEO)

Këngëtarja e njohur Barbana Dini ndonëse është kujdesur që të tregohet diskrete me jetën e saj, gjithmonë është komentuar në media. Dedikimet e saj prekëse për të vëllain, Ergi Dini, në rrjetet sociale kanë tërhequr vëmendjen e  të gjithëve dhe kanë përlotur gjithë publikun.

U bën gati tre vjet që ai ka ikur dhe Barbana shpesh herë e kujton këngëtarin nëpërmjet fotove të ndryshme. Ajo së fundmi ka qenë e ftuar në emisionin “Mirage” ku ka prekur teksa ka folur për Ergin.

“Sigurisht nuk është e lehtë, është pak e vështirë sepse duhet të jesh gjithmonë ai personi që duhet të dukesh sikur je në formë, duhet të gëzosh me të tjerët edhe ndoshta nuk e ndjen të festosh. Megjithatë, është një pjesë që me sa kuptoj dhe po shoh kam arritur ta superoj, ta kontrolloj dhe ta mbaj brenda vetes time që mos të më pengoj të vazhdoj jetën.”, ka thënë ajo teksa ka zbuluar se ai ka qenë shtysa dhe mbështetja e saj më e madhe.

“Ai ka qenë dhe është një pjesë e pandashme e imja, e ndjej gjithkund afër vetes dhe brenda vetes time. Dëshira  e tij më e madhe ka qenë dhe më shtynte dhe më thoshte se unë dua të të shoh këtu. Pjesa që më mungon më shumë ishte pjesa që i diskutonim gjërat bashkë, ka qenë një nga njerëzit më të afërt, vendin e tij nuk do ta zërë askush.”, tha këngëtarja teksa zbuloi se për ditëlindjen e Ergit do të publikojë një këngë që këngëtari la në mes./Xing.al.