32 VITE DIFERENCË/ Mbesa bukuroshe e Princeshë Dianës kapet mat me miliarderin 60-vjeçar – AlpeGossip
32 VITE DIFERENCË/ Mbesa bukuroshe e Princeshë Dianës kapet mat me miliarderin 60-vjeçar

32 VITE DIFERENCË/ Mbesa bukuroshe e Princeshë Dianës kapet mat me miliarderin 60-vjeçar

Lady Kitty Spencer është mbesa e princeshë Dianës e cila ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve me bukurinë e saj. Sidomos vitin e kaluar 28-vjeçarja ishte kryefjala e mediave pas paraqitjes së saj elegante dhe plot klas në dasmën e Harry-t dhe Meghan.

Lady Kitty Spencer është komentuar shumë edhe për faktin që ngjan shumë me hallën e saj, Diana.

Së fundmi është përfolur se 28-vjeçarja është në një lidhje me manjatin e modës Michael Lewis.

Çifti janë fotografuar dje për herë të parë bashkë ku në sy ka rënë edhe unaza që Lady Kitty mbante.

Michael është 32 vite më i madh se Lady Kitty, por kjo gjë nuk e ka penguar romancën e tyre.