NËNË TIPIKE SHQIPTARE/ Rita Ora shkëlqeu në Festivalin e Kanës por e ëma e saj ka një kritikë për të – AlpeGossip
NËNË TIPIKE SHQIPTARE/ Rita Ora shkëlqeu në Festivalin e Kanës por e ëma e saj ka një kritikë për të

NËNË TIPIKE SHQIPTARE/ Rita Ora shkëlqeu në Festivalin e Kanës por e ëma e saj ka një kritikë për të

Sot këngëtarja shqiptare me famë botërore Rita Ora mori pjesë për herë të parë në Festivalin e Kanës dhe dukej rrëzëllitëse me fustanin e saj të bardhë.

Tejet sensuale dhe e ëmbël këngëtarja na mahniti të gjithëve, mirëpo nëna e bukuroshes ka një kritikë për të bijën, sigurisht, në kuadrin e shakasë.

Para pak orësh ylli i muzikës ka publikuar një foto e cila është shkrepur sapo ajo ka mbërritur në Francë, ndërkohë komenti i Vera Orës na ka tërhequr vëmendjen të gjithëve.

“Stop Rit, ti harrove të lash enët këtë mëngjes”, shkruan nëna e Ritës duke e shoqëruar komentin e saj me një emoji duke qeshur me lot.

Pas kësaj, ajo çka mund të themi me bindje është se Vera qenka një nënë tipike shqiptare.