ZBULOHET LISTA/ Qytetet më të shtrenjta dhe të lira në botë: Nga Parisi... - AlpeGossip
ZBULOHET LISTA/ Qytetet më të shtrenjta dhe të lira në botë: Nga Parisi…

ZBULOHET LISTA/ Qytetet më të shtrenjta dhe të lira në botë: Nga Parisi…

Parisi është renditur i dyti në listë si qyteti më i shtrenjtë në botë, krahas Hong Kongut dhe Singaporit. Është hera e parë që tre qytete kanë ndarë vendet më të larta në historinë 30-vjeçare të anketës vjetore të Njësisë së Inteligjencës Ekonomike, e cila krahason çmimet në 133 qytete në nivel global, shkruan BBC.

Anketa krahason koston e shpenzimeve, të tilla si ushqimi, në 133 qytete. Më pas janë analizuar dhe çmimet, nëse janë rritur apo ulur, duke marrë si pikë referimin koston e jetesën në New York.

Autorja e raportit Roxana Slavcheva, tha se Paris ishte një ndër 10 qytetet më të shtrenjta që nga viti 2003 dhe është kthyer në një qytet shumë i vështirë për të jetuar.

“Alkooli, transporti dhe duhani janë shumë të shtrenjta krahasuar me qytet e tjera evropiane”, thotë ajo.

Për shembull, kostoja mesatare e prerjes  së flokëve për një grua kushton 119.04 Dollarë (£ 90) në krahasim me 73.97 Dollarë në Zyrih dhe 53.46 Dollarë në qytetin japonez Osaka.

“Qytetet evropiane priren të kenë shpenzimet më të larta në kujdesin personal si dhe argëtimet dhe Parisi është një përfaqësues i mirë në këto kategori“, tha zonja Slavçeva.

Qytetet më të shtrenjta

1. Singapore (Singapore)

1. Paris (France)

1. Hong Kong (China)

4. Zurich (Switzerland)

5. Geneva (Switzerland)

5. Osaka (Japan)

7. Seoul (South Korea)

7. Copenhagen (Denmark)

7. New York(US)

10. Tel Aviv (Israel)

10. Los Angeles (US)

Qytetet më të lira

1. Caracas (Venezuela)

2. Damascus (Syria)

3. Tashkent (Uzbekistan)

4. Almaty (Kazakhstan)

5. Bangalore (India)

6. Karachi (Pakistan)

6. Lagos (Nigeria)

7. Buenos Aires (Argentina)

7. Chennai (India)

8. New Delhi (India)