'O PALAÇO U BËTË JU"/ Cozman nxehet keq pas reagimit të Getoarit (FOTO) - AlpeGossip
‘O PALAÇO U BËTË JU”/ Cozman nxehet keq pas reagimit të Getoarit (FOTO)

‘O PALAÇO U BËTË JU”/ Cozman nxehet keq pas reagimit të Getoarit (FOTO)

Përçarja e grupit Babastars ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave ditët e fundit. Ishte Cozman i pari që deklaroi hapur largimin nga grupi dhe që prej asaj dite nuk po i kursen postimet thumbuese.

Ndërkohë teksa të gjithë po prisnin reagimin e Getoar Selimit ky i fundit në statusin e tij të fundit shkruajti: “Në një botë plot me peshq, ji një peshkaqen”.

Ky status i Getoarit u komentua si reagim ndaj lajmeve të fundit për përçarjen e grupit.

Ndërsa Cozman është kapur me faktin që Getoari e ka shkruar statusin anglisht.

“Kur U Bonet More Ju Me Fol E Me Shkrujt Anglisht…???? Kur Ju Kom Taku Per Se pari Her 2 Fjal Si Keni Dit… Palaco po i harroni gjerat”, shkruan Cozman.