Dhurata perfekte për një nënë/ Bes Kallaku surprizon Xhensilën pas lindjes (FOTO) – AlpeGossip
Dhurata perfekte për një nënë/ Bes Kallaku surprizon Xhensilën pas lindjes (FOTO)

Dhurata perfekte për një nënë/ Bes Kallaku surprizon Xhensilën pas lindjes (FOTO)

Një muaj pas lindjes, Bes Kallaku ka menduar ta surprizojë bashkëshorten Xhensila Myrtezaj me një super dhuratë.

Aktori i njohur dhe këngëtarja u bekuan me një vajzë që e pagëzuan me emrin Ajka.

Emri i veçantë në gjuhën shqipe u përzgjodh me kujdes nga dy prindërit, si gjëja më e mirë që kanë bërë në jetë, pra “ajka e jetës”.

Ndaj dhe Bes Kallaku ka menduar ta surprizojë Xhensilën me një varëse floriri që mban emrin e vogëlushes së tyre.

Kjo dhuratë perfekte për çdo nënë me siguri e ka bërë Xhesin të lumtur. Epo nuk ka surprizë më të bukur apo jo.